Procesi gjyqësor ndaj Thaçit vazhdon sot

E publikuar: 13/11/2025 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve vazhdon sot.

Sipas njoftimit, seanca do të nisë nga ora 09:00 e deri në ora 16:30.

Derisa, për tre ditë në këtë proces ka dëshmuar ish-ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Hill ishte i ftuari i radhës nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi.

Kurse, të hënën do të dëshmojë gjenerali amerikan Wesley Clark.