Prishtinë: E rrahu fizikisht, vajza e mitur e raporton babain në polici

E publikuar: 11/11/2025 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e mitur ka raportuar babain e saj në Polici, nën dyshimin se ai e ka rrahur fizikisht.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur në kryeqytet, ditën e diel.

Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.