Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Nga policia bëjnë të ditur për klanin se një person ka mbetur i lënduar.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Në pamje shihet se një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme.


















