Behramaj pretendon se prokurori i dërguar për hetim në Mitrovicë është i afërt me Faton Pecin

E publikuar: 10/11/2025 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adil Behramaj, ka pretenduar se prokurori i dërguar për hetim në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, lidhur me dyshimet për vjedhje të votave është i afërt me Faton Pecin.

“Një prokuror Pec, djalin e servilit Enver Peci që ky pushtet e bëri gjyqtar të Kushtetueses, e paskan dërguar për t’ua shpëtuar skandalin e manipulimeve zgjedhore në Mitrovicë”, shkruan Behramaj.

Ai kërkon nga prokuroria që ta ndërrojë prokurorin e rastit dhe se duhet të shtohet vëmendja e organizatave në procesin e verifikimit të votave për kryetar komune.

“Ai i paska nxjerrë jashtë komisionerët. Për shkak të lidhjeve që ka me Faton Pecin, prokuroria urgjentisht duhet ta ndërrojë. Në Mitrovicë duhet të shtohet vëmendja e organizatave, mediave dhe institucioneve, nëse dëshironi ta kuptoni se çfarë ka ndodhur me të vërtetë aty”, përfundon Behramaj.