E ndaluan për kontroll, godet policin me veturë gjatë ikjes – Arrestohet i dyshuari në Podujevë

E publikuar: 10/11/2025 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që me veturë ka goditur një zyrtar policor, pasi që patrulla e kishte ndaluar për kontroll.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të dielën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor.” – thuhet në raportin e Policisë.

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.