Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur publikimin e rezultateve për kryetar të komunave.
Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor.
Në Mitrovicën e Jugut sipas rezultateve të para prin Faton Peci i VV-së me 54.05 për qind ose 100 vota. Arian Tahiri i PDK-së ka 45.95 për qind ose 85 vota.
Deri më tash në këtë komunë janë numëruar votat në 3 nga gjithsej 105 vendvotime.


















