Gjendet pa shenja jete një 46-vjeçar në Kaçanik

E publikuar: 09/11/2025 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të diel në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal”, tha Veseli për media.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.