Rritet në 4% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje, deri në ora 11:00

E publikuar: 09/11/2025 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes platformës elektronike, ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 në 18 komunat ku është duke u zhvilluar balotazhi, kanë dalë në zgjedhje 52 mijë e 812 qytetarë, apo 4.01 për qind.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.