Vushtrria është njëra prej komunave ku po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Nga atje po raporton gazetari Kastriot Tahiri, i cili në lidhjen e tij të fundit direkte u lajmërua nga një çajtore, ku kanë shkuar disa qytetarë pasi kanë votuar.
Njëri prej tyre tha se zakonisht aty i kalon deri në dy orë të ditës, derisa tha se edhe sot ka shkuar aty menjëherë pas votimit.
“E kam kryer në mëngjes herët, dalim zakonisht këtu, na bëjnë çajin e mirë, kështu na kalon dita”.
“Dalim çdo ditë, rrijmë nga një ose dy orë”, u shpreh ai për Klan Kosovën.

















