Ku të votoni me kusht?

E publikuar: 09/11/2025 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

18 komuna të Republikës së Kosovës sot do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pas rezultateve të 12 tetorit, qytetarët do të duhen të dalin sërish për të votuar për kryetar në këto komuna: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Të drejt vote në këtë raund kanë 1 milion e 316 mijë e 129 qytetarë.

Komuna me më së shumti qytetarë me të drejt vote është Prishtina, mbi 222 mijë, e pasuar nga Prizreni, Gjakova e Peja.

Të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të votojnë në qendrat e tyre të caktuara, të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë në qendrën për votim me kusht.

Në të gjitha komunat ku zhvillohet balotazhi është nga një qendër për votim me kusht.

Më poshtë gjeni qendrat e votimit me kusht në komunën tuaj: