Mitrovicasja nuk e gjen emrin në listën e votuesve, refuzon të votojë në qendër tjetër

E publikuar: 09/11/2025 07:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Mitrovicë, procesi zgjedhor i balotazhit po shoqërohet me disa vështirësi për qytetarët që kanë hasur probleme me listat e votuesve.

Një qytetare nga ky qytet ka deklaruar në një lidhje direkte për Klan Kosovën se nuk e ka gjetur emrin e saj në listën e qendrës ku zakonisht voton.

Sipas saj, emri figuron në një lokalitet tjetër, por ajo ka thënë se nuk do të shkojë atje për të votuar, pasi vendndodhja është shumë larg.