Radoniqi: Sa i përket KQZ-së çdo gjë është gati për të filluar votimi

E publikuar: 09/11/2025 07:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Radoniqi pas procesit të votimit tha për media se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, transmeton KosovaPress.

Radoniqi: Sa i përket KQZ-së çdo gjë është gati për të filluar votimi

VIDEO

“Sot po fillojmë raundin e dytë për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave. Sa i përket KQZ-së çdo gjë është gati për të filluar votimi, për t’iu ofruar qytetarëve mundësinë për të votuar përmes votës, me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët e këtyre 18 komunave të cilat zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë dhe për të votuar dhe të zgjedhin përfaqësuesin e tyre të preferuar. Me këtë rast bëj apel që të respektohet ligji për zgjedhjet të respektohen rregullat e KQZ-së, të respektohet edhe rendi që i gjithë procesi të shkojë pa problem. Uroj të kemi ditë të qetë dhe të mirë.”, tha fillimisht Radoniqi.

Tutje, ai tha se votimi me asistencë ka qenë shumë i theksuar në disa vende ku edhe arsyetimi nuk ka qenë i duhur.

Radoniqi: Në disa vende votimi me asistencë ka qenë shumë i theksuar dhe në disa raste edhe arsyetimi nuk ka qenë i duhur

VIDEO

“Sa i përket votimit me asistencë, KQZ ka ndërmarrë të gjitha hapat edhe procedurat edhe manualin për trajnimeve, të gjitha kanë qenë të theksuara në manual. Se çka ndodh në realitet ditën e zgjedhjeve nëpër vendvotime, mbetet në administrimin e KKZ-së. Ne e kemi bërë të qartë që në disa vende votimi me asistencë ka qenë shumë i theksuar dhe në disa raste edhe arsyetimi nuk ka qenë i duhur në librat e votimit, për këtë arsye kemi ngritur shqetësimin dhe shpresojmë se tash sot do të kenë më shumë kujdes. Natyrisht, jo çdokush ka të drejtë të votojë me asistencë, por vetëm personat në nevojë, shpresojmë që tash do të respektohet kjo çështje.

Në fund, kryetari i KQZ-së tha se votat me postë pritet të vijnë gjatë javës tjetër varësisht shtetit se ku nisen.

“Për fizikisht në Kosovë mund të them që gjatë javës tjetër vijnë në Kosovë varësisht nga cili shtet nisen”, tha ai.

Kujtojmë se sot në Kosovë qytetarët e 18 komunave votojnë për të përcaktuar kryetarin e ri të komunës së tyre./KosovaPress.