Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për numrin e votuesve në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit 2025, për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Sipas tabelës së publikuar, në mbarë Kosovën janë gjithsej 1,316,672 votues të regjistruar, prej të cilëve 670,124 janë burra dhe 646,548 janë gra.
Kryeqyteti, Prishtina kryeson me numrin më të madh të votuesve, gjithsej 222,418 qytetarë me të drejtë vote.
Pas saj renditet Prizreni me 188,971 votues, ndërsa në vendin e tretë është Peja me 120,244 votues.
Nga ana tjetër, komunat me më pak votues janë Kllokoti me 4,181 qytetarë, Mamusha me 4,387, dhe Juniku me 4,851 votues.
Sipas grupmoshave, pjesa më e madhe e votuesve përfshihen në moshën 26–40 vjeç, ku janë të regjistruar mbi 400 mijë qytetarë, ndërsa grupmosha mbi 100 vjeç përfshin gjithsej 266 persona në nivel vendi.


















