Arbër Ismajli: Nesër flasim me votë për ndryshimin që Gjilani e pret

E publikuar: 08/11/2025 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një takim të madh me qytetarët, të cilin e ka cilësuar si “mbrëmje plot entuziazëm, besim e dashuri për qytetin”.

Ai falënderoi strukturat e LDK-së, partnerët politikë dhe qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës, duke theksuar se fryma e fitores ndihet në çdo lagje dhe fshat të Gjilanit.

“Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë. Dilni të gjithë në votime dhe ta bëjmë ndryshimin e madh që Gjilani e pret prej kohësh,” – u shpreh Ismajli.

Kandidati i LDK-së premtoi se pas fitores do të punojë për një Gjilan të ri, të zhvilluar dhe dinjitoz.