Vdekja tragjike e 24-vjeçares në Tetovë, Haradinaj i shkon për ngushëllime bashkëluftëtarit

E publikuar: 08/11/2025 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime tek bashkëluftëtari i tij, Arbër Spahija pas rastit të vdekjes tragjike të vajzës së tij, Daorsa.

24-vjeçarja nga Gjakova vdiq tragjikisht ditë më parë në Tetovë.

“Sot ndamë dhimbjen me bashkëluftëtarin Arbër Spahija, pas ndarjes tragjike të vajzës, Daorsës. Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë. Ngushëllime Arbërit dhe gjithë familjes Spahija. Daorsa u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Daorsa Spahija u varros dje në Gjakovë, ndërkaq në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit.