I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve shihet duke u bartur brenda emergjencës – pamje sensitive

E publikuar: 07/11/2025 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

=I dyshuari për vrasjen e vëllezërve në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi, në QKUK ku po trajtohet pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Në pamjet e publikuara nga T7, ai shihet brenda emergjencës duke u bartur nga mjekët dhe duke u ruajtur nga një numër policësh.

I dyshuari Isufi u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia në fshatin Pllaqicë të Malishevës, i cili kishte plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Nuk dihet ende se si është plagosur, megjithatë policia ka njoftuar se në vendngjarje dje ka gjetur dy armë zjarri.

Isufi dyshohet se ka vrarë dy burra nga fshati Gulloboc i Malishevës, të cilët ishin vëllezërit e gruas së tij.

Ngjarja tragjike ndodhi para shtëpisë së viktimave.