Peci me pretendime të çuditshme: Jam nën përcjellje të disa personave, të njejtit kanë tentuar me u fut me pistoleta në brez në zyrat e VV-së

E publikuar: 07/11/2025 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka dalë me disa pretendime të çuditshme.

Gjatë një interviste për ATV, ai pretendon se po përcillet dhe vëzhgohet nga disa persona kohëve të fundit.

Në përpjekje për t`u viktimizuar, pa dhënë asnjë provë, ai ka thënë se personat në fjalë janë të rrezikshëm.

“Unë tash kom vërejt, kohëve të fundit në Mitrovicë, se jam nën përcjellje të disa personave që çdo lëvizje timen e monitorojnë. Madje, disa prej miqve të mi po thonë se janë të njëjtit persona dhe individ që kanë tentuar me u fut dhunshëm dhe me pistoleta në brez në zyrat e VV-së. Janë po të njëjtit persona prindërit e të cilëve Mitrovica i njeh si bandit dhe si njerëz që abuzojnë me pushtetin”, ka thënë Peci.