Alban Hyseni: Gjilani është me zemër me Vetëvendosjen!

E publikuar: 06/11/2025 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një tubim madhështor elektoral, ku është theksuar mbështetja e fuqishme e qytetarëve për Vetëvendosjen dhe për fitoren e 9 nëntorit.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili, së bashku me qytetarët gjilanas, përcolli mesazhin e qartë të fitores.

“Gjilani është me zemër me Lëvizjen Vetëvendosje! Po e dëshmojmë forcën e vërtetë të këtij qyteti. Jemi bashkë për Gjilanin!”, ka deklaruar Hyseni.

Tubimi u karakterizua nga entuziazmi, energjia dhe mobilizimi i qytetarëve, të cilët shprehën bindjen për një fitore të madhe të Vetëvendosjes në raundin e ardhshëm zgjedhor.