E rëndë: Vëllezërit Morina u vranë në sy të motrës dhe mbesës së tyre

E publikuar: 06/11/2025 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi sot Malishevën.

I dyshuari Astrit Isufi (dhëndër i familjes) u mori jetën vëllezërve Driton dhe Naim Morina, në prani të motrës së tyre.

Burimet kanë treguar për klanin se motra e viktimave ka qenë në veturë bashkë me vajzën, kur i dyshuari kreu vrasjen.

“I dyshuari ka ardh me marrë gruan e tij e cila ka qenë tek familja e saj, përkatësisht tek viktimat. Incidenti ka ndodh pasi kanë dalë nga shtëpia dhe janë nis, pas disa metrave i dyshuari është ndalë ka dalë nga vetura dhe e ka kryer veprën ndërkohë që gruaja(motra e viktimave) dhe vajza e tij kanë qenë në veturë”, tha burimi.

Në anën tjetër, lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila tha se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personi që vrau vëllezërit në fshatin Gollubovc të Malishevës.