E konfirmon Kurti: Afro 50 mijë studentë përfituan sot nga 100 euro

E publikuar: 06/11/2025 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

“Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.
Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.
Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.