E raportuar si e zhdukur, 15 vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një të rritur në Prizren

E publikuar: 06/11/2025 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

“Rr. Jonit, Prizren 04.11.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka bashkëjetuar me viktimën e mitur të moshës 15 vjeçare e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Para disa ditësh, u raportua nëpër media kërkesa për ndihmë në gjetjen e një vajze të mitur nga Prizreni, e cila thuhet të ketë qenë e zhdukur më datën 31 tetor.

Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga lagjja Jeta e Re.

Por, nga policia për rajonin e Prizrenit u ka konfirmua me datë 05.11 se është gjetur shëndoshë e mirë, 15-vjeçarja.

E konfirmon Policia – E mitura nga Prizreni gjendet shëndoshë e mirë