Trainkos: Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren

E publikuar: 06/11/2025 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët në Kosovë mund të përfitojnë zbritje prej 50% në biletat e trenit, me kusht që të plotësojnë disa kritere të përcaktuara nga kompania.

Sipas njoftimit, për të përfituar nga kjo lehtësi, studentët duhet të posedojnë kartelën e studentit (ID) për vitin akademik aktual, ose në mungesë të saj, fletëpagesën e semestrit për vitin përkatës.

Ndërkohë, studentët e diplomuar (absolventët) që janë të liruar nga pagesat, duhet të paraqesin një vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre për vitin akademik aktual.