Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

E publikuar: 05/11/2025 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik janë në vendngjarje duke kryer hetimet.