Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kërkoi drejtësi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot kur bëhen pesë vjet prej ndalimit të tyre dhe dërgimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Pesë vjet më parë, u ndaluan padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s’e ka marrë verdiktin që e meriton”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Krasniqi tha se historia “nuk mund të rishkruhet në asnjë gjykatë”.

















