Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë

E publikuar: 04/11/2025 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar presidentja në konferencë për media.

“Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet”.

“Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese”.

Pas mandatimit nga presidentja, Konjufca ka kohë 15 ditë që të paraqesë para Kuvendit të Kosovës, kabinetin e ri qeveritar, që duhet t’i marrë të paktën 61 vota për.