Kica-Xhelili: Nëse numrat mungojnë, zgjedhje brenda 45 ditëve dhe shpërblim për 8 muaj mashtrim publik të VV

E publikuar: 04/11/2025 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se “mandatim pa numra nuk ka” ndërsa kërkoi nga Osmani që të kërkojë dëshminë e votave prej 61 nga Vetëvendosje.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se Kushtetuta e tregon se nëse numrat mungojnë duhet të shpërndahet Kuvendi.

Postimi i plotë:

Mandatim pa numra nuk ka.

Nëse Presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion.

Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e Kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve.

Çdo hap tjetër është sabotim i sovranitetit të votës dhe shpërblim për 8 muaj mashtrim publik të VV për numra që s’egzistuan kurrë!

Qytetarët meritojnë qeverisje, jo teatër demagogësh me sejmenë e servilë.