Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në Komunën e Vushtrrisë.
Në këtë aktivitet elektoral ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Xhafer Tahiri.
Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte pjesëmarrja e një politikani tjetër. Bëhet fjalë për Abdullah Klinakun, kryetar i klubit “Demokracia konservatore”, i cili në zgjedhjet e fundit kishte qenë kandidat i koalicionit AAK-NISMA.
Në një prononcim për Indeksonlinen, Klinaku ka sqaruar arsyen e pjesëmarrjes së tij në tubim.
“Jo diçka e veçantë. Edhe Sylejmanin, edhe Xhaferin i kam shokë. E ndjej për obligim t’i mbështes me mundësitë e mia modeste”, është shprehur ai.



















