Sindikata e RTK-së proteston për pagat

E publikuar: 04/11/2025 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, ka bërë të ditur se të enjten, në ora 11:00, do të protestohet për shkak të mungesës së pagave.

Në njoftim thuhet se kjo është herë e dytë brenda tre muajve që punëtorët e transmetuesit publik mbesin pa paga, duke u përballur me pasiguri ekonomike dhe duke u rrezikuar funksionimi normal i institucionit.

“RTK aktualisht gjendet para shumë projekteve me rëndësi të madhe, që lidhen drejtpërdrejt me misionin publik të saj, por edhe me interesin e përgjithshëm të vendit. Kriza financiare rrezikon realizimin e këtyre projekteve dhe dëmtimin e rolit të RTK-së si medium publik i pavarur dhe gjithëpërfshirës.
SPERTK u bën thirrje të gjithë kolegëve, pa asnjë përjashtim, të bashkohen në këtë protestë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre themelore për page”, thuhet në njoftim.