S’ka seanca këtë javë në Speciale, u anuluan për shkak të Hillit

E publikuar: 03/11/2025 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill. Foto: Blic

Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill. Foto: Blic

Këtë javë nuk do të zhvillohen seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Anulimi i sesioneve është bërë edhe zyrtarisht dhe krejt për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

I njëjti, së bashku me një dëshmitar tjetër paraprakisht, të thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, pritet të dëshmojnë në javën që nis më 10 nëntor.