Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar kryetarët e partive politike në një takim që do të mbahet të premten (nesër) për orën 12:00.
Lajmin për KosovaPress e konfirmoi këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, tha Kupina, këshilltar për media i Vjosa Osmanit.
Ky takim vjen pas dështimit më 26 tetor kur mandatari për Qeverinë Kurti 3, Albin Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë.


















