Mbledhja e Kryesisë, Jakaj: Kryetari i Kuvendit duhet ta ketë të qartë se është e domosdoshme të pritet formimi i Qeverisë së re

E publikuar: 28/10/2025 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka paralajmëruar se çdo përpjekje për funksionalizimin e komisioneve parlamentare pa formimin e Qeverisë së re rrezikon legjitimitetin e Kuvendit, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se duhet pritur derisa të dihet struktura e re qeveritare dhe ndarja e shumicës e opozitës, në mënyrë që të përcaktohet saktë përbërja dhe fushëveprimtaria e komisioneve.

Sipas Jakajt, vendimet e parakohshme në këtë drejtim do të ishin “proceduralisht të pasakta dhe të rrezikshme për rendin demokratik”.