Analisti Imer Mushkolaj ka akuzuar Albin Kurtin për mashtrim dhe bllokim politik, duke thënë se ai i ka pasur 56 vota në Kuvend që para gjashtë muajsh. Sipas Mushkolajt, Vetëvendosje ka zvarritur procesin duke pretenduar se i ka votat për qeveri.
“Kurti na ka vjedhur muaj nga jeta jonë dhe është përgjegjësi kryesor për krizën dhe dështimin,” ka shkruar.
Postimi i plotë:
Kaq vota në Kuvend, pra 56, Albin Kurti i ka pasë qysh para gjashtë muajsh, kyr përpiqej me kokëfortësi ta bënte Albulena Haxhiun kryeparlametare. Por, gjithë këta muaj VV ka zvarritë e ka mashtru, duke thënë se i ka votat për qeveri. Madje i ka sulmu krejt ata që pohonin të kundërtën.
Kurti na ka vjedhë muaj nga jeta jonë që më në fund të konfirmojë mashtrimin që e kanë ditur të gjithë, përkatësisht pamundësinë e krijimit të koalicionit qeveritar pa marrëveshje politike.
Ai është përgjegjësi kryesor për krizën, bllokimin. Ai është sinonim i mashtrimit dhe dështimit.



















