Incidenti me deputetin e LDK-së, mërgimtari jep versionin e tij të ngjarjes

E publikuar: 24/10/2025 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident me një bashkatdhetar nga Gjermania.

Nuha Osmani ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur rasti, ndërkohë kërkon që deputetët e tillë të japin dorëheqje nga posti që mbajnë.

“Ai më ka fyer me grua dhe nënë. Iu ofrova për ta pyetur se çka po don. Ai u soll dhunshëm dhe më goditi. Unë prej tij kisha kërkuar, t’u kërkojë falje krejt qytetarëve të Kosovës, edhe mua, për sjelljen e tij arrogante. Të gjitha tjerat do t’i kryejë drejtësia, në qoftë se ka drejtësi”, ka deklaruar qytetari për RTK-në.