Fatura e lartë e rrymës, Miftaraj: Për një moment mendova mos jam oligark

E publikuar: 23/10/2025 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ehat Mifataraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi është ankuar për faturën e lartë të rrymës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se për një moment ka menduar mos është oligark apo pronar i ndonjë biznesi.

Postimi i plotë:

Më erdhi fatura e rrymës për muajin tetor për shpenzimet në banesë.

Në bazë të çmimit të fatures për një moment mendova mos jam oligark apo pronar i ndonjë bisnesi.

Pastaj mu kujtua se nga kjo faturë fiton me siguri shumë ndonjë oligark ose këshilltar i lidhur me partinë në pushtet.