Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen mbretërore “Royal Reception” të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër.
Në këtë pritje, përveç Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj mbrëmjeje solemne, Kryeministri Kurti pati mundësinë të bisedojë me Madhërinë e Tij, Mbretin Charles III, kryeministrin e Mbretërisë se Bashkuar, Keir Starmer, si dhe me liderë të tjerë të pranishëm, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë e veçantë që lidh Republikën e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, një marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe barazisë.


















