Trump thotë se lufta duhet të përfundojë – Zelensky kërkon presion ndaj Putinit

E publikuar: 17/10/2025 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Donald Trump, në takimin e tij me Volodymyr Zelenskyn, tha se Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Shqyrtuam shumë detaje,” thotë Trump për telefonatën me Putinin.

“Putin dëshiron ta përfundojë [luftën]. Mendoj se Presidenti Zelensky dëshiron ta përfundojë. Tani duhet ta përfundojmë”, u shpreh ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, Zelensky thotë se të gjitha palët duhet të ulen dhe të flasin për të rënë dakord për një armëpushim.

Ai thotë se Ukraina dëshiron paqe, por argumenton se Putinit duhet t’i bëhet “presion” që t’i japë fund luftës.

Zelensky shton se Ukraina është gati të flasë në çdo format.