Gucati në Tiranë: Nuk lejojmë të njolloset lufta e UÇK-së

E publikuar: 17/10/2025 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një protestë e madhe është duke u zhvilluar sot në Tiranë ku kryetari i OVL-sw Hysni Gucati u shpreh se pjesëmarrësit janë mbledhur për të mbrojtur “luftën e shtrenjtë të UÇK-së” dhe për të kërkuar drejtësi.

Gucati deklaroi se UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë forcë çlirimtare, pasi “këtë e ka dëshmuar historia”, dhe kritikoi gjykimet në Hagë si të njëanshme dhe të padrejta.

Gucati bëri thirrje që emrat dhe sakrificat e luftëtarëve të mos njollosen dhe paralajmëroi se të pranishmit nuk do të heshtin.

“Ne sot po protestojmë por për të ngritur zërin për drejtësi jemi këtu për të mbrojtur luftën e shtrenjtë të UCK-së, për të mbrojtur gjakun për liri, për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë, UCK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë që ka qenë ushtri çlirimtare, këtë e ka dëshmuar historia e ka dëshmuar bota e mbarë, përmes kësaj gjykata e padrejtë po gjykohen po përpiqen të njollosin luftën tonë të shenjtë ne nuk do ta lejojmë me u përdhosur emri komandantëve tanë, nuk do të heshtim. Kjo protestë nuk ka lidhje me politikë ne po kërkojmë drejtësi dhe barazi para ligjit”, ka thënë ai.