Reagon Edi Rama mbi protestën për UÇK-në, ndan pamje nga sheshi “Skëndërbej”

E publikuar: 17/10/2025 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse nuk mori pjesë fizikisht në protestë, kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në facebook lidhur me organizimin e Tiranës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Ai ka shpërndarë një video nga sheshi “Skënderbej”, teksa duken një numër i lartë protestuesish nga Kosova dhe Shqipëria, të veshur kuq e zi dhe me simbole të UÇK-së.

Bashkangjitur me videon, Rama shkruan: “Zemra plot”.