Dëshmitari: Mlladiq nuk dha urdhër për vrasjet në Srebrenicë

12.05.2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dëshmitari: Mlladiq nuk dha urdhër për vrasjet në Srebrenicë

Një dëshmitar i mbrojtjes tha në gjyqin e Mlladiqit së në korrik të vitit 1995, një oficer inteligjence nga Ushtria Serbe e Bosnjë mori ushtarë për të vrarë boshnjakë nga myslimanët e Srebrenicës pa urdhra nga komandanti i tij ushtarak.

Dragan Todoroviq, një anëtar i Divizionit të Dhjetë të Zbulimit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, tha në Gjykatën e Hagës ditën e hënë se Pecanac, zëvendëskomandanti i inteligjencës ushtarake dhe sigurisë në shtabin kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës erdhi në bazën e tij më 15 korrik 1995 dhe kërkoi një grup ushtarësh për një detyrë, transmeton KALLXO.com.

Sipas dëshmitarit, Pecanac thoshte gjithmonë se ai ishte shefi i sigurisë së Mlladiqit. Por kur kërkoi ushtarët, ai nuk kishte asnjë urdhër me shkrim nga eprori i tij.

“Nuk kishte asnjë urdhër, nuk kishte asnjë urdhër nga gjenerali Mlladiq,” tha Todoroviq.

Ai tha se ai nuk pranoi t’i jepte ushtarë, por disa ushtarë shkuan gjithsesi me Pecanacin, përfshirë Franc Kos dhe Drazen Erdemoviq.

Todoroviq tha se ai u dha ushtarëve armë dhe municione, por këmbënguli se nuk e dinte cila ishte detyra e tyre.

Kos u dënua me 35 vjet burg për ekzekutim të një grupi prej rreth 800 boshnjakësh nga Srebrenica në fermën Branjevo pranë Zvornikut ditën e nesërme, më 16 korrik 1995. Erdemoviq u burgos për pesë vjet pasi rrëfeu përfshirjen e tij në vrasjet në Branjevo, transmeton KALLXO.com.

Gjatë marrjes në pyetje, Todoroviq tha se edhe pasi grupi u kthye nga detyra e tyre, ai nuk e dinte se për çfarë i kishin dërguar. Ai këmbënguli se e mori vesh për vrasjet në fermën Branjevo nga dëshmia e Erdemoviqit në Gjykatën e Hagës.

Mlladiq, ish-komandanti i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, akuzohet për gjenocid në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Ai po gjykohet gjithashtu për gjenocid në vitin 1992, terrorizim të popullsisë së Sarajevës, dëbim të boshnjakëve dhe kroatëve si edhe pengmarrje të paqeruajtësve të OKB-së.

Gjykimi vazhdon.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni