Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale 2025 ishte 43,933 shtetas, por se janë tërhequr në tërësi vetëm 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, ose 10, 092 persona të regjistruar nuk votuan fare.
Periudha e votimit në 22 shtete të botës kishte filluar më 17 shtator dhe ka përfunduar më 11 tetor 2025.
KQZ ka njoftuar se sot është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimin jashtë Kosovës përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale.
Sipas të dhënave më së shumti që kanë votuar janë në Gejrmani , ku kanë votuar 13,779 persona.
Lexo po ashtuNjë person kërcen në liqenin e Ujmanit, dyshohet se ka vdekurKurse, nga të regjistruarit në diasporë, 224 persona pasi janë regjistruar, kanë vendosur që të vinë e të votojnë në Kosovë.
Kjo është lista e votimit sipas kryeqyteteve të 22 shteteve të shteteve të botës që votuan.
Përndryshe, në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, votuan 89, 064 persona ose 50, 223 persona më shumë se në zgjedhjet lokale.


















