Garë e ngushtë u zhvillua në mes të kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri dhe atij të Vetëvendosjes, Faton Peci, në komunën e Mitrovicës.
Tashmë atje janë numëruar 100% e votave dhe diferenca mes tyre është me vetëm 28 vota.
Tahiri ka 47,89% apo 15,368 vota, ndërsa Peci 47,80% apo 15,340 vota.


















