Haradinaj: Fitore dhe rezultat historik

E publikuar: 12/10/2025 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se rezultati nga zgjedhjet e sotme lokale është historik. Pas mbylljes së qendrave të votimit ai shkroi në Facebook se “ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës”.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë fitore dhe rezultat historik. Çdo garues, çdo komisioner, çdo vëzhgues, çdo njeri që ka kontribuar për këtë rezultat. Ata që sonte e kryen garën, nesër nisjani punës. E pas pak ditësh do t’ia nisin punës edhe kolegët e juaj që më bënë krenar. Urime AAK”, shkroi Haradinaj