LDK kremton edhe pse Prishtina shkon në balotazh

E publikuar: 12/10/2025 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga disa simpatizantë po vazhdon këmbë drejtë selisë së LDK-së.

Simpatizantët dëgjohen duke brohoritur “kryetari Përparim Rama”, raporton KosovaPress.

I pyetur se çka po festoni, ai tha se jo asgjë vetëm se kryeqytetin e kemi të mrekullueshëm.

“Jo asgjë, vetëm kryeqytetin e kemi të mrekullueshëm”, tha ai.

Exit-pollet tregojnë se Prishtina do të jetë në balotazh ndërmjet Përparim Ramës LDK dhe Hajrulla Çekut Vetëvendosje.