Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar me bindje të plotë se qytetarët kanë konfirmuar fitoren e tij në zgjedhjet e 12 tetorit. Në një tubim të madh elektoral ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, Hyseni u shpreh se fitorja do të arrihet “me të parën dhe pa balotazh”.
Ai theksoi se drejtimi për një Gjilan më të zhvilluar dhe të bashkuar është vulosur, ndërsa mesazhi i tij ishte i qartë: “Nuk ka më kthim prapa! Gjilani ecën përpara – me dashuri, me punë, me vizion!”.
Postimi i plotë:
Gjilani e konfirmoi fuqishëm fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sonte njëzëri e konfirmuam dhe e shprehëm bindshëm se më 12 tetor shënojmë fitoren e jashtëzakonshme me të parën dhe pa balotazh.
Në këtë tubim masiv e vulosëm drejtimin tonë për një Gjilan më të zhvilluar dhe më të bashkuar se kurrë, e tubimi u bë edhe më madhështor me prezencën e Kryeministrit Albin Kurti, i cili bashkë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! prin drejt punëve të mira për Gjilanin tonë.
Sot e themi qartë: Nuk ka më kthim prapa!
Gjilani ecën përpara – me dashuri, me punë, me vizion!
Gjilan të duam shumë!❤️
#BASHKËpërGjilanin


















