Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka deklaruar se rinia lipjanase u mobilizua fuqishëm në një takim entuziast, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për PDK-në dhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
“Si asnjëherë më parë, sonte rinia u ngrit fuqishëm. Ne punojmë për ta, ne ua bëjmë jetën më të mirë,” u shpreh Buja, duke shtuar se besimi i të rinjve është garanci për fitore.


















