Kabashi për Alban Hysenin: Një prej politikanëve më të artikuluar në Kosovë, bindës dhe me bazë të fortë elektorale

E publikuar: 08/10/2025 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ka folur për pozicionin politik të kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si një prej politikanëve më të artikuluar dhe bindës në vend.

“Sipas meje, një prej përparësive të tij është fakti që është ndër politikanët më të artikuluar në Kosovë, dhe kjo e ka ndihmuar shumë që ta bind elektoratin e asaj ane,” ka deklaruar Kabashi.

Ai ka shtuar se një tjetër përparësi e Hysenit është pozita e tij aktuale si kryetar komune, duke përmendur edhe trendin e rizgjedhjes së shumicës së kryetarëve në ciklet e kaluara zgjedhore.

“Nëse i referohemi statistikave të zgjedhjeve të vitit 2021, mbi 70 për qind e kryetarëve janë rizgjedhur. Kjo është një përparësi për Albanin, i cili në ato zgjedhje arriti ta mposhtë një kundërshtar me përvojë të gjatë si Lutfi Haziri – një figurë e konsoliduar jo vetëm në nivel lokal, por edhe qendror,” ka theksuar Kabashi në Debat Plus.

Ai kujtoi se në zgjedhjet e vitit 2021, ndonëse Vetëvendosje kishte një bazë të fuqishme elektorale në Gjilan, favorit në atë kohë shihej Haziri, por Hyseni arriti të përmbysë parashikimet dhe të sigurojë fitoren.

Kabashi tha se sot në Gjilan janë rreth 80 milionë euro projekte që janë kontraktuar dhe do ta transformojnë Gjilanin.

Ai tha se beson që ALban Hyseni mund të fitojë pa balotazh.