Afati i fundit për aplikim në Programin e Kuponëve për kopshte hyn në javën e fundit

E publikuar: 08/10/2025 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) rikujton familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale (SAS) se kjo është java e fundit për të aplikuar në Programin e Kuponëve për vitin shkollor 2025/26.

Programi ofron mbështetje të plotë financiare për ndjekjen e kopshtit nga fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç, në institucione private dhe publiko-private të licencuara, pa kosto për prindërit.

Aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/596
.
MAShTI inkurajon familjet që të aplikojnë sa më shpejt për të përfituar nga kjo mundësi.

Për më shumë informata, mund të konsultoni broshurën informuese të bashkangjitur me njoftimin zyrtar.