Çmimet për Kurtin e Osmanin, Maliqi ironizon: Lum UP, dy alumni nderi në llumin e të arsimuarve

E publikuar: 07/10/2025 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi, ka reaguar pasi që sot UP ka ndarë çmimet “Alumni Nderi” për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Maliqi ka ironizuar duke thënë se ‘‘lum UP’’.

‘‘Lum UP me dy alumni nderi në llumin e të arsimuarëve të gradës me të ulët PISA – Analfabetë funkcional’’, ka shkruar ai.