Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim një delegacion nga policia e i Ioëa-s, SHBA, me të cilët diskutoi për raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve tona.
Fillimisht Sveçla i uroi mirëseardhje delegacionit të Ioëa-s në Kosovë, siç e quajti ai në shtëpinë e tyre të dytë dhe i falënderoi për bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe atyre të Ioëa-s, të cilat kanë reflektuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të tyre, transmeton KosovaPress.
Sveçla theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Delegacioni i Ioëa-s falënderoi për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin maksimal për profesionalizmin e Policisë së Kosovës të cilin e kanë parë për së afërmi gjatë kësaj vizite në Kosovë. Në emër të delegacionit, Dennis McDaniel – Shef i Departamentit të Policisë së Johnston shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.

















