Në mbledhjen e 352-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është themeluar Komisioni Disiplinor për të vlerësuar shkeljet e pretenduara për bashkëpunëtorët profesionalë të gjykatave.
Në përbërje të këtij komisioni u vendosën: Mixhen Kastrati, Kaltrina Haliti dhe Shyqeri Hoxha, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në këtë takim, Këshilli miratoi plotësim/ndryshimin e Rregullores Nr.05/2025, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.05/2021, për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Supreme, e Ndryshuar dhe Plotësuar me Rregulloren Nr.21/2024.
Po ashtu, plotësim/ndryshimin e Rregullores Nr.07/2025, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 07/2022, për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Komerciale, e Ndryshuar dhe Plotësuar me Rregulloren Nr.23/2024.
Më tej, plotësim/ndryshimin e Rregullores Nr.08/2025, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.07/2021, për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Themelore dhe degët e tyre.
Këshilli miratoi edhe plotësim/ndryshimin e Rregullores Nr.09/2025, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.20/2024, për Organizimin dhe Funksionimin e Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjithashtu, plotësim/ndryshimin e Rregullores Nr.10/2025, për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores Nr.14/2022 për Organizimin dhe Funksionimin e Njësisë për Inspektim Gjyqësor.
Në takim, gjithashtu u miratua plotësim/ndryshimi i Rregullores Nr.11/2025 për Ndryshimin dhe Plotësmin e Rregullores Nr.16/2024, për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes dhe Themelimin e Marrëdhënies së Punës për Administrator/Zëvendës Administrator të Gjykatave.
Tutje, plotësim/ndryshimi i Rregullores Nr.12/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.13/2024 për Strukturën Organizative dhe Klasifikimin e Pozitave të Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (shtojcat e Rregullores – shtojca 1: Klasifikimi i pozitave në Sekretariatin e PZAP, dhe Shtojca 2: Organogrami i Sekretariatit të PZAP.
Si dhe katër katalogjet e pozitave dhe përshkrimi detyrave dhe atë për nëpunësit e sistemit gjyqësor, nëpunësit e Sekretaritit të KGJK-së, Njësinë për Inspektim Gjyqësor si dhe PZAP.


















